TIRANE-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur sot se brenda vitit 2015 do të bëhet hipotekimi i 300 pallateve në Tiranë.

“Ne kemi një plan për hipotekimin e 300 pallateve që janë të pahipotekuar. Këtë do ta bëjmë para vitit të ri. Është një problem që prek mbi 20 mijë banorë. Qytetarët të kenë kujdes nga mashtrimet, mos të paguajnë për ndërtime që në gropë. Se administratori merr paratë, shpall falimentin e zhduket”, u shpreh Veliaj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: