Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka kritikuar komentet e presidentit francez kundër Turqisë, duke e akuzuar atë për hipokrizi.

Gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi politikën e Turqisë ndaj Sirisë, si dhe lirinë e shprehjes në vend.

Duke folur për AA, Çavusoglu tha se Macron në të njëjtën ngjarje “tejkaloi kufijtë e tij duke shpifur për Turqinë mbi lirinë e shprehjes”.

“Sa migrantë ka pranuar Macron në vendin e tij? Në vend të kësaj, ai priti terroristët e YPG/PKK-së në Pallatin Elysee”, theksoi Çavusoglu.

Në muajin prill, Macron priti një delegacion të ashtuquajtur Forcat Demokratike Siriane (SDF), e cila është e lidhur ngushtë me grupin terrorist YPG/PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.

PYD/YPG-ja është dega e saj siriane, e cila po ashtu punon nën etiketën e SDF-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: