NGA ARMIR MEHAJ*
PUKË- Sikur të mos i mjaftonte varfëria ekstreme në të cilën jetonte familja Prendi në fshatin Dedaj të Pukës, arrestimi i kryefamiljarit për lidhje te paligjshme të energjisë elektrike  duket se i ka dhënë dorën e fundit fatit të kësaj familje.

Pas arrestimit të Çesk Prendit, fëmijët jetim të këtij të fundit kanë mbetur në muret rrethuese të banesës që nuk mundi të përfundonte kurrë sëbashku me njerkën e tyre, e  cila po ashtu ka një foshnje të sapolindur.

Ata janë të bindur se kryefamiljari i tyre gaboi teksa lidhi energjinë por ishte lindja e më të voglit të kësaj familje dhe gjendja e rënduar e gruas që solli veprimin anti-ligjor të tij.

Aktualisht pjesëtarët e mbetur të familjes jetojnë në muret rrethuese të banesës pa dyer e dritare, pa suva, shtrojë e mbulojë ndërkohë që problemi më i madh mbetet ushqimi, të cilin ata nuk kanë me çfarë ta sigurojnë.

Familja Prendi, e cila jeton në kushte të paimagjinueshme për kohen në të cilën jetojmë kërkon mëshire që krahu i vetëm i punës të kthehet në shtëpi pasi mungesa e ushqimit siç  thonë ata sa vjen e po e vështirëson jetën e tyre, ndërkohë që nuk ka një rrugëzgjidhje. Është vërtet e çuditshme që të gjithë të arrestuarit në rrethin e Pukës për rilidhje të paligjshme të energjisë janë jetimë dhe pjesëtar të familjeve të varfra dhe askush tjetër. A thua vetëm këto shtresa janë shkelësit e vetëm të ligjit apo ky i fundit në Pukë vepron me dy standarde?!

Nese mund te ndihmoni familjen Prendi, mund te ofroni kontaktoni ne kete numer telefoni

0682031657

Ju falenderojme, stafi i BalkanWeb dhe News24

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: