NGA ARMIR MEHAJ*

PUKË- Ndërprerja e ndihmës se paaftësisë, apo kempit siç njihet ndryshe po i kushton deri dhe bukën e gojës invalidit Behar Hasani, bashkëshortes së tij dhe dy të miturve të tyre, të cilët jetojnë me sfidën e të ushqyerit. Historia e trishtë e familjes Hasani në Dedaj të Pukës zë fill prej më se një viti kur komisioni i vlerësimit të paaftësive në Pukë i ndërpreu kempin 37-vjeçarit. Pretendimi i komisionit sipas Beharit është plotësimi i dokumenteve nga e para gjë e cila është e pamundur ekonomikisht për të, teksa mban frymën gjallë vetëm me çfarë i falin. Familja katër anëtarëshe jeton në një dhomë mes errësirës, frikës, ankthit dhe lutjeve për të dal nga kjo situatë atje ku sëmundja e varfëria kanë pllakosur çdo gjë duke vrarë shpresën për jetën e cila në këtë familje ngjan me e rëndë se ajo e dramave migjeniane që duket se nuk kanë ndërmend ta lëshojnë Pukën as në 2016.

Shpresë-humbur te shteti që i ndërpreu kempin me të cilin jetonte kjo familje, Behari lëshon sot apelin drithërues që dikush t’i vijë në ndihmë qoftë dhe me ushqime.

Dhembjet trupore që përjeton çdo çast Behar Hasani tashmë janë bërë një me dhimbjet e shpirtit nga skamja e varfëria. Ai nuk ka me çfarë të bëj dokumentet për të përfituar sërish kempin e ndërprerë, kjo ndihme ekonomike pas të cilës orvaten dhjetëra persona me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin teksa burokratët e shtetit kërkojnë procedura duke lënë pas dëshmitë e gjalla të këtyre portreteve njerëzore, simbol i mungesës së ndihmës shtetërore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: