TIRANE
Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka promovuar në Panairin e librit, dy botime që e ndihmojnë besimtarët dhe lexuesit të kuptojnë më shumë tarikatin bektashi, festat dhe misticizmin që e rrethon. Kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se nevoja për të njohur është e madhe.
“U bënë 30 e ca vjet demokraci dhe njerëzit nuk njihen me festat tona bektashinjve. Këtu kemi mbledhur të gjitha gjërat që i duhen një besimtari. Imam Aliu i ka qenë krah profetit, në të gjitha betejat dhe la treguar veten që është shenjtor dhe personalitet i ditureisë mistike”, tha Baba Mondi.
Për drejtuesin e shoqatës së botuesve, kultura bektashiane në panair, është tregues domethënës i shoqërisë.
“Këto aktivitete i shërbejnë një larmie kulturore përveçse një larmie fetare që e kemi traditë ne shqiptarët”, tha Ymeri.
Librat “Hazreti Ali” dhe “Imam Hyseni” e drejtojnë besimtarin dhe lexuesin drejt koncepteve bazë të tarikatit bektashi, nocioneve dhe qëndresës kundër shtypjes përmes të kuptuarit të jetës së shenjtorëve.