TIRANE

Në Selinë e Shenjtë, Kryegjyshata Boterore Bektashiane ka organizuar një event kushtuar tre figurave të shquara të bektashizimit. Ata janë Baba Sherif Canometaj i njohur edhe si “Pëllumb i Bektashizimit”, Dede Ahmet Myftari dhe Dede Ali Riza.

Gjatë ceremonisë, Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian tha se gjatë shërbimit si klerikë, me punën dhe kulturën e gjerë që zotëronin, ata gëzonin respektin e besimtarëve bektashianë.

Ermira Urupi, kryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan ka pranuar dekoratën që Kryegjyshata Boterore Bektashiane i akordoi Baba Sherif Canometaj, një figurë e shquar atdhetare.

Më pas mbajti kumtesen dhe foli për këto figura të shquara të bektashizimit të cilët shkrinë idealin e kombit drejtori i Institutit Prof Hamit Kaba si dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja. Në fund të ceremonisë Kryetarja e Këshillit Qarkut Elbasan i dorëzoi Kryegjyshit Botëror Dekoratën “Nder i Qarkut Elbasanit”.

Kryegjyshi vlerësoi me certifikata mirënjohje Kryetaren e Këshillit te Qarkut znj Ermira Urupi, Prefekten e Qarkut Majlinda Peza Perriu, Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, drejtorin e Institutit te Historise Prof.Hamit Kaba, Myftiun e Elbasanit Haxhi Agim Duka, aktorin mirënjohur Bujar Asqeiu si dhe këngëtarin elbasanas Demir Zena.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb