TIRANË

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në iftarin e shtruar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kreu i shtetit thotë se pjesëmarrja në një sofër gjithëpërfshirëse të iftarit është shenjë e respektimit në Zot dhe një mundësi për të ndarë vlerat hyjnore të njerëzimit.

“I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Pjesëmarrja në një sofër gjithëpërfshirëse të iftarit, nuk është vetëm shenjë respekti ndaj besimit në Zot, por dhe një mundësi për të përjetuar e ndarë së bashku vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore. I lumtur t’i uroja dhe Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësisë së Tij Haxhi Baba Edmond Brahimajt: “Gëzuar 60-vjetorin e lindjes!”, që këtë vit përkoi në Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Agjerim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët!??”-shkruan Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb