Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi iftar me rastin e muajit të Ramazanit. Kryegjyshi theksoi mesazhin se ky muaj thërret njerëzimin për më shumë dashuri dhe harmoni.

Të pranishëm në darkën e shtruar, ishin besimtarë, personalitete të njohura nga politika, kultura, arti, gazetarë, analistë. Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se iftari është solidaritet ndaj agjëruesve dhe shenjë respekti të punës dhe misionit të gjithsecilit në ruajtjen dhe përcjelljen e vlerave kombëtare.
“Në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit, ne bektashinjtë vazhdojmë të pastrojmë veten, trupin dhe shpirtin para Zotit faqebardhë”, tha Brahimaj.
“Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve këtë vit u takua me Atin e Shenjtë Papa Franceskun. Ishte një takim historik për të gjithë  kombin tonë dhe Ballkanin,  pasi ishte takimi i parë i Papa Franceskut me liderin mysliman të Ballkanit dhe Europës ku u shkëmbye mesazhi i vëllazërisë dhe tolerancës”, u shpreh Ferdinant Samarxhi.

Baba Mondi e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit. Edhe ceremonia e së hënës ishte pjesë e kësaj tradite. Kryegjyshi përmes këtyre darkave thekson mesazhin se ky muaj sakrifice thërret njerëzimin për më shumë dashuri e harmoni në familje e shoqëri.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: