Kryekomisionerja e BE për zgjerimin Marta Kos po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ajo ka vlerësuar progresin e bërë deri tani nga Shqipëria për integrimin, ndërsa ka shtuar se rrugëtimi ynë drjet Unionit është i sigurt dhe i vërtetë
Marta Kos: Do të doja të kishte diell por më thanë që nëse bie shi gjatë një vizite do të thotë mbarësi. Vendi ka ecur shumë mirë në rrugëtimin drejt BE, është gjeopolitika ajo sot që na tregon se gjithçka mund të jetë e mundur, dhe rrugëtimi juaj është i sigurt dhe i vërtetë në udhën e vet. Më pëlqen që takohem me ju, me ekipin tuaj, dhe e shoh që jeni kaq pasionant për vendin tuaj dhe BE. Erdha për t’ju treguar mbështetjen time për objektivat tuaj ambiciozë dhe realist.