Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e banesës së saj.

Kryemadhi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarimit të pasurive, në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po ashtu, bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në hetim për të njëjtën çështje dhe ndodhet në paraburgim prej 21 tetorit, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata E Larte Per Kryemadhin1
Gjykata E Larte Per Kryemadhin1

Ndërkohë po në Gjykatën e Lartë, sot po shqyrtohet rekursi i Kryemadhit për heqjen e masës “detyrim paraqitje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb