TIRANE– Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar protestën e opozitës dhe zgjedhjet e 18 qershorit. Kryemadhi tha se opozita aktuale është më e dobëta në 25 vite, ndërsa apeloi demokratët të votojnë për LSI-në më 18 qershor nëse nuk duan Edi Ramën kryeministër.

“Demokratët të marrin pjesë në zgjedhje, të shkojnë të votojnë në 18 qershor. Nëse nuk duan Edi Ramën kryeministër, të vijnë dhe të votojnë LSI-në. Kjo është padyshim opozita më e dobët në 25 vjet”, u shpreh Kryemadhi gjatë një emisioni televiziv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: