Në fjalën e saj në protestën para parlamentit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi një apel rezervoi edhe për punonjësit e policisë.


“ Një thirrje për policët: E dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijet tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve e kameranve, që janë njerëz që paraqesin të verteten është i gabuar.

Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për ti’ ndaluar qytetarët, sic nuk i ndaluar në 97, sepse e drejta është me ne me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.- tha Kryemadhi ndërsa e mbylli me shprehjen: “Zoti ju ruajtë ju, Zoti ruajtë shqiptarët”.


Ndër të tjera Kryemadhi tha se nuk mund të lejojnë Ramën e argatët e krimit të varforjnë shqiptarët e ti detyrojnë të largohen.


“Ka më shumë se tre muaj që banorët e unazës kanë denoncuar një vjedhje si “D.H Albania”, vodhi 18 mnl euro për të prishur shtëpitë e tyre. Kam dëshirë të dëgjoj prokurorinë. Ku është? Cfarë po bën me Damian Gjiknurin e Ahmetajn, që bilbilos si nuse e bukur me paratë që ka vjedhur. C’po bën me dosjen 339 që nuk frikson vetëm Ramën. Pse frikësohet Rama me dosjen 184? A po blen vota për të futur mandate në emër të partive të tjera. Rama e gjithë patericave të drogës, jo me paratë e drogës por me gjithë buxhetin e shtetit, mos guxo të mendosh se mund të marrësh peng peng popullin.

Sot ka ikur, por po lë viktimat e radhës të përplasen me qytetarët. Ka frikë të përballet me opozitën, me të vërtetën, ka frikë të shohë veten në pasqyrë. Ju bëj thirrje ne do të jemi cdo seance këtu, nuk do ndalemi. Cdo seancë, do shkojmë kudo që shkojnë këta.” -tha ndër të tjera Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb