TIRANE

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi theksoi se beteja e opozitës së bashkuar është për të shembur sistemin dhe jo për Edi Ramën.


“Është beteja për të shëmbur sistemin, jo Edi Ramën. Të gjithë flasin për integrimin e BE-në, por këtë e kemi nisur para Kroacisë, ndërsa sot Kroacia vendos sot për ne ndërsa ne jemi jasht. Kemi qenë ndër të parët që kemi nisur procesin, dhe jemi të fundit.” -u shpreh Kryemadhi.


“ E kam thënë dhe e them, nuk kemi frikë nga Edi Rama për të shkuar në zgjedhje me të. Debati politik nuk është Edi Rama, janë standardet. Nuk diskutohet cështja për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky person është një person që nuk rri dot pa futur duart në xhepat e të tjerëve. Prej 21 vitesh e kemi në arenën politike, 21 vjet në pushtet. Cfraë ndodh? Ndodh që Rama gjithë jetën e tij, ka ndikuar në procese, sot më 30 qershor, bëri votime, i organizoi vetë dhe prap e preku e ndyu edhe procesin e tij. Edhe për ndërkombëtarët, ky njeri mund të thonte po 9 % votoi, edhe kjo ka votuar për ne. Po ky edhe këtë 9% e bëri pis”


“ Faktikisht kërkojmë largimin e Ramës, sepse është në minoranc në parlament. 85% e shqiptarëve e refuzuan. Në 2017, dosja 339 tregon haptaz se ka vjedhje dhe futje duarsh në kutitë e votimit dhe blerje vote në masë, nga bandat e krimit të organizuar. I kanë përgjuar segmente të antridrogës ndërkombëtare. Ky zotëri ka 6-7 mandate të grabite. Nëse do ishin koalicionet Rama nuk do kishte as 60 mandate.”- vijoi më tej Kryemadhi.

(BalkanWeb)