TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Eurokomisionerit Johannes Hanh gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Teksa ishte e pranishme tek panairi i librit, Kryemadhi tha për gazetarët se Brukseli ka gabuar rëndë me strategjinë e ndjekur për Shqipërinë.


Kryetarja e LSI-së tha se ndihet e indinjuar për sjelljen e ndërkombëtarëve dhe se do donte shumë të ishte thjesht një naivitet politik dhe jo i stimuluar nga qeverisja shqiptare.


“Mendoj që Brukseli ka gabuar jashtëzakonisht shumë më strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Ne kemi një vend, i cili aspiron dhe dëshiron pafundësisht për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ajo çka të bën më shumë përshtypje dhe që ndihesh me të vërtetë shumë e indinjuar për shkak të naivitetit që vjen ndonjëherë nga institucionet ndërkombëtare që do të dëshiroja të ishte thjesht një naivitet politik, sesa do të dëshiroja të ishte e vërtetë që mund të ishte një naivitet i stimuluar nga qeverisja shqiptare”, theksoi ajo.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb