Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24” nga gazetarja Nisida Tufa tha se Edi Rama më 30 qershor mbajti zgjedhje moniste partiake.

Ajo tha se Edi Rama mbajti zgjedhje të partisë dhe jo të Shqipërisë.

Nuk ka ndikuar fare deklarata e Palmerit. Aspak. Ne kemi thënë zgjedhje nuk ka. Ai mund të bëjë votime në PS sa të dojë. Një njeri si Rama ka frikë të konkurrojë me Blushin në PS. Këta ishin zgjedhje moniste të Partisë Socialiste. A e dini ju që KQZ është totalisht ilegjitime, vetëm Klemend Zguri është i duhuri në atë institucion. KQZ është ilegjitime. Denar biba ka frikë e vettingut të gruas së tij. Pak e dinë se Denar Biba ka gruan gjyqtare dhe po pret vettingun. Ky është realiteti”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, protesta e 8 korrikut do të jetë tjetër goditje për Ramën dhe se shqiptarët janë entuziastë për këtë demonstratë.

“Shqiptarët sot janë entuziastë. Ata duan të shkatërrojnë këtë sistem. Enver Hoxha vrau, masakroi dhe në fund u shemb. Ajo që është më e dhimbshme është që ne që e dimë se çfarë është diktatura, duhet të mos e lëmë të përsëritet”, deklaroi ajo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb