TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe zv.ambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses-One kanë festuar sot ditëlindjen. Kryemadhi dhe E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë lindur në të njëjtën ditë, më 9 prill 1974, ndërsa sot festuan plot 45-vjetorin e lindjes.

56739258 725487904519755 417309313221001216 N
56739258 725487904519755 417309313221001216 N

Pas takimi të zhvilluar në selinë e Lëvizjes Socialistes për Integrim, Moses është surprizuar me një tufë lule, të cilën ja ka dhuruar Kryemadhi me rastin e ditëlindjes.

Ndërkohë, vetë Kryemadhi  në ditën e ditëlindjes është surprizuar me një tortë nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tortë e cila tregon flamurin e Bashkimit Europian në brendësi të të cilit ngrihet një shtëpi me ngjyrën e kuqe të flamurit kombëtar dhe mbi të cilën qëndron shqiponja e zezë dykrenare.

Mbishkrimi ‘Me ty do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë’ shpreh besimin e të rinjve të LSI tek Kryemadhi dhe dëshirën e tyre për ta bërë vendin tonë, Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve brenda familjes së madhe të Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb