TIRANË- Gjesti i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilit i hodhi çizmet por pa e kapur është komentuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24.

Disi me ironi, gazetari Arjan Çani tha shumë bukur, por duke analizuar në prapaskenë shtoi se palët e dinë çfarë pritet të ndodhë dhe e ndiejnë veten të rrezikuar nga reforma në drejtësi.

Ndërkaq gazetari Robert Rakiplari kujtoi se Ilir Meta ka bërë opozitë më të egër duke risjellë momentin kur ish-kreu i LSI-së sot President iu hakërrua ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Çani: Kjo drejtësi tani shkon në favor të Ramës dhe PS. Nesër mendoj që gjërat do ndryshojnë, do kenë një herë tek unë, njëherë tek ty. Gjithmonë do ketë një lloj drejtësie. Sot Rama i ka futur duart.

Çani: bukur shumë. Me sa duket palët e dinë çfarë pritet të ndodhë. Ata që ndiejnë veten të rrezikuar nga reforma në drejtësi, i bie të shkojnë si cjapi tek kasapi. Është momenti i parë që këta po mundohen të mbrojnë veten e tyre. Po futemi në një epokë të re, që disa nga palët janë të kërcënuar. Fjalën burg është mirë të mos e themi para kohe.

Një gazetar që thotë fjalën burg për mua nuk është gazetar, është inkuizitor. Rrezikohet karriera politike. Edhe sikur të mos vesh fare në burg. Sikur ju të më thoni që Saimir Tahiri do dalë i pafajshëm, vetëm me deklaratat për makinën e tij, e shoh të vështirë rikthimin në politikë. Pyetja ime është kjo, a do e lënë këta njerëz që sot janë të rrezikuar që të shkojnë vetë me këmbët e tyre tek kasapi. Nëse këta do e mbrojnë veten e tyre, populli do bëhet me ta. Nëse nuk kanë këllqe të mbrojnë veten, populli do i braktisë.

Rakipllari: Këto pamje ishin filmuar nga deputetë socialistë. Kjo është pjesa pak e ekzagjeruar.

Çani: Një hall e kanë.
Rakipllari: Iu rrezikohet ndoshta karriera personale.

Çani: Show-n e bën kur je para kamerës. Atje u tha që jemi pushim, edhe sjellja reagon pak.

Rakipllari: Ne kemi vuajtur nga të mos bërit opozitë. Ilir Meta ka bërë opozitë më të egër, i shkoi Jozefina Topallit atje. Ne kemi vuajtur nga të mos bërit opozitë. Në parlament ndodhin këto. Kjo nuk është ndojnë gjë negative.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb