TIRANE– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, pasi ky i fundit kontestoi publikisht deklaratën e saj në “Opinion”. Drejtpërdrejt në program, kryetarja e LSI pohoi se në një moment si ky që po kalon vendi, drejtori i Policisë largohet bashkë me familjen.

Por Çako, gjithashtu publikisht ka deklaruar se ai ndodhet në zyrë, kurse familja e tij në shtëpi.

Në një kundër reagim vetëm pak minuta më parë, Monika Kryemadhi shprehet:

Reagimi i plotë
“Nuk mund të largohet drejtori i policisë së shtetit 1 javë nga Shqipëria në këtë kohë alarmante kur krimi është ndër këmbë.
Unë nuk komentoj vendodhjen e tij personale por përgjegjësine e tij ndaj detyrës.
Nuk është koha për të ikur me pushime me familjen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb