Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me strukturat e LSI në Elbasan. Në fjalën para mbështetësve të LSI, Kryemadhi analizoi aktivitetin e qeverisë Rama në këto 6 vite. Teksa tha se ajo nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në 2013, kryetarja e LSI u shpreh se kjo qeveri po mbahet në 4 shtylla, mashtrimin, korrupsionin, premtimet e pambajtura dhe fasadën mediatike. Naftëtarët, minatorët, biznesmenët, studentët e të gjitha shtresat e shoqërisë janë prekur nga politikat mashtruese dhe korruptive të kësaj qeverie, u shpreh Kryemadhi.


Katër këmëbët e kësaj qeverië janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike. Mashtruan fermerët për uljen e çmimit të karburantit. Mashtruan studentët për tarifat vjetore. Mashtruan shqiptarët me mjekësinë falas, sot vendi ka mjekësinë më të shtrenjtë në rajon. Minatorët dhe naftëtarët u mashtruan me statusin e tyre të pazbatueshëm. U zotuan për taksa të ulëta, sot Shqiperia ka taksat më të larta në rajon, pa llogaritur taksën e korrupsionit. Premtuan konkurrencë të ndershme e kthyen ekonominë e vendit në pronë të pesë vetave. Premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, kemi çmimin më të lartë në rajon. Premtuan treg të konkurrencës së lirë ku fiton më i miri, sot kemi tendera sekretë dhe prokurime të drejtpeëdrejta. Premtuan subvencione në bujqësi por paguajnë interesa tek oligarkët e PPP-ve. Premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por larguan 500 mijë shqiptarë nga vendi. Farsa 30 qershorit ndodhi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Seanca e fundit e kësaj legjislature u mbyll me turp. Deputetët kartona miratuan thellimin e krizës.


Para mbështetësve të partisë që drejton, kryemadhi theksoi prioritet i LSI mbetet arsyeja për të cilën ajo u themelua integrimi i vendit, por theksoi se synimi do të jetë çmontimi i 4 këmbëve të ngrehinës politike të Edi Ramës duke vënë të parat interesin e shqiptarëve, konkurrencën e lirë dhe të ndershme, integrimin europian dhe një drejtësi të pavarur nga politika dhe oligarkët.


Detyrë parësore e LSI çmontimi i këmbëve të kësaj ngrehine. LSI parti e angazhimeve të mbajtura. LSI ka të parët interesin e shqiptarëve, konkurrencën e lirë dhe të ndershme, integrimin evropian dhe një drejtësi të pakapur nga politika dhe klientët e saj oligarkë. LSI e angazhuar tërësisht që çdo shqiptar ta ndjejë Shqipërine si shtëpinë e tij.

Etiketa: