TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi sot se kryebashkiakët aktualë janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit. Në një prononcim pas mbledhjes në PD, Kryemadhi tha se më e rëndësishme është buka e shqiptarëve, e ardhmja se karriget e kryebashkiakëve dhe deputetëve.

“Rama është minoranca e minorancës. Buka e shqiptarëve, varfëria, kapja e shtetit nga Edi Rama mendoj se është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve dhe deputetëve. 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret të Presidentit. Nuk kemi parë asnjë ankimim të PS-së. Kryebashkiakët janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit”, theksoi Kryemadhi.

E pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje, kryetarja e LSI-së tha se do ketë shumë ngjarje më të mira deri atëherë.
“Ka shumë ngjarje të tjera, që do jenë shumë më të mira për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb