Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka tentuar të shfajësojë sot ish-bashkëshortin Ilir Meta, duke u shprehur se ai nuk ka kryer kurrë asnjë pagesë.

Sipas saj, çdo shpenzim, që nga shkollimi i fëmijëve dhe deri tek shpenzimet shëndetësore dhe faturat e jetesës së përdtshme, bëheshin prej saj.

Kryemadhi u shpreh gjithashtu se Meta nuk ka dijeni as sa është një bidon ujë, pasi “detyra” e tij ka qenë gjithmonë të merret me politikën e madhe.

“Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai është marrë me politikë.

Edhe rrogën e tij e merrja unë në bankë, paguaja drita dhe ujë, Meta u mor vetëm me politikë të madhe, liberalizimin e vizave etj”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb