TIRANE

Ndërsa nisi marshimin nga LSI për t’iu bashkuar protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i dha edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“ Mirënjohëse për të gjithë ata besimtarë myslimanë, që edhe pse me agjërim, janë në bulevard. Të gjithë ata shqiptarë që besojnë në zot e gjejnë forcë e besim për tu ngritur.Ju falënderoj ju mediat, që nuk iu ndatë protestave të opozitës, pavarësisht shantazhit që ushtrohet ndaj jush.

Mirënjohëse qytetarëve që i janë përgjigjur opozitës. Kam edhe një mesazh për Edi rRamën që besoj nuk do jetë në zyrë, po me gjithë ata njerëz në shesh duhet të dijë se në një sekond zyra e tij pushtohet, ndaj t’u jap shans shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”- u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb