TIRANË

Kryetarja e LSI-së i është bashkuar protestës me një vajzë të vogël për dore. Ajo ka folur për mediat duke akuzuar maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për situatën. Kryemadhi i quajti votimet e 30 qershorit ilegjitime duke shtuar se zgjedhjet janë më 13 tetor.


E pyet nëse ka frikë nga drejtësia siç deklaron kryeministri Edi Rama, Kryemadhi tha se ‘i ngatërrohen zorrët e barkut’, kur flet ai për drejtësinë. E pyetur për kryebashkiakët e opozitës që duhet të lënë zyrën, kryetarja e LSI-së tha se ata do jenë kryetarë bashkie deri në zgjedhje të tjera.

PJESË NGA KOMUNIKIMI I KRYEMADHIT
Zgjedhjet janë më 13 tetor. Votimet e PS janë të PS dhe janë ilegjitime. Ka një dekret presidenti të cilin e keni dhe në raportin e OSBE. PS po të donte mund t’i drejtohej gjykatës kushtetuese. Ka dhe një proces komplet të uzurpimit të sistemi të drejtësisë.
Aman se na ngatërrohen zorrët e barkut të dalë Edi Rama të flasë për drejtësinë. Kam vetëm një drejtësi të sjelljes së Edi Ramës në pushtet. I kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur, të kapur nga krimi. Është një drejtësi që do ta paguajmë diku tjetër jo këtu. Sot nuk është çështje date por çështje standardesh.