Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se komuniteti ndërkombëtar ka qenë një armik. Kryemadhi tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

Në lidhje me këtë deklaratë, Kryemadhi zhvilloi një debat me analistin Skënder Minxhozi.


Monika Kryemadhi: Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve.


Skënder Minxhozi: Ndërkombëtarët kanë krijuar Kosovën.


Monika Kryemadhi: Kjo është indipendenca ndaj të huajve. Kosova e meritonte nga Zoti.

Skënder Minxhozi: Kështu është kur të huajt janë siç mendoj unë, janë të mirë, kurse janë të këqij kur s’më leverdis mua.

Monika Kryemadhi:  Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE.

Skënder Minxhozi: Nuk tregohem fatalist, aty do shkoni prapë. Kot e keni.

Monika Kryemadhi: Nënshtrimin nuk e pranoj, partneriteti është tjetër gjë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb