DURRËS- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e LSI në qarkun e Durrësi nga ku ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.


Ajo tha së Durrës strukturat e shtetit u bën njësh me bandat dhe se sot Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar. Kryemadhi deklaroi se Rama është rrezik kombëtar.


“LSI në Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatët më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bënë njësh me bandat dhe krimin e organizuar. Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund te bëheshim njësh me krimin. Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rrugë: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo të zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit. Edi Rama është jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal”, tha Kryemadhi.


(m.k/BalkanWeb)