E ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli në studion e “A Show” në News 24 për një rast ku sipas saj, Rama ishte treguar i pandershëm, drejtuesi i emisionit Adi Krasta i ktheu në vëmendje akuzat, se në atë kohë ishte përfolur për blerje votash në Lezhë.

Zonja Kryemadhi sqaroi publikisht dhe tha se ajo vetë nuk është përfshirë kurrë në blerje votash.

“Le të hapin kamerat e lokalit dhe të shohin nëse bëhej fjalë për blerje votash. Gjon Gjonaj dje ka pasur 6 vjetorin e vdekjes, ju siguroj që incidenti në Lezhë, s’kishte lidhje me blerjen e votive. Unë nuk blej vota, se nuk blej hallet e mia me para. Kurrë, në kaq vite që merrem me politike nuk ia kam dhënë kujt në këmbim të votës as edhe një benefit. Për njeri tjetër nuk e vë dorën në zjarr”, sqaroi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb