TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një lidhje me Skype në emisionin “Të Paekspozuarit” në “News 24” ka komentuar plotësimin e vakancave në parlament pas djegieve të mandateve.

Sipas Kryemadhit, parlamenti dhe KQZ po zvarrisin procesin e zëvendësimit të deputetëve për të zgjatur procesin e vakancave. Ajo shtoi se këto dy institucione nuk i kanë të gjitha listat.

“Mund të them që ajo që ndodh faktikisht është se parlamenti shqiptar dhe KQZ po zvarrisin procesin e zëvendësimit të deputetëve për të zgjatur procesin e vakancave, se nuk i kanë të gjitha listat. Nga 100 kandidatë, 17 do ta pranojnë mandatin.  Sa më shumë të zgjatet procesi i vakancave aq më shum zgjatet ideja që parlamenti është iligjitim.

Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtin intigritet, ka nga ata që janë trima, ka nga ata që kërcënohen, ka nga ata që kanë të kaluar të errët.Nuk i njohim më dhe nuk janë pjesë e LSI-së. I kemi dërguar edhe një letër KQZ-së”- u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI-së u pyet edhe për largimin e deputetit Lefter Koka nga forca që ajo drejton. Kryemadhi tha se në LSI nuk përjashtohesh, por vetëm vetëpërjashtohesh.

“Ka një mbledhje ku kryetarja e LSI një javë pas deklarimit të zt.Koka ka ngritur grupin e punës dhe në krye të grupit të punës është Nasip Naço në Qarkun e Durrësit. Në LSI nuk përjashtohet por vetëpërjashtohen. Sepse ai nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje të Grupit Parlamentar.  Në momentin që doli kundër vendimiit të grupit, u largua.”, shtoi ajo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb