TIRANË

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga Konventa Kombëtare e LSI tha se për turp të tyre, pushtetarët e sotëm hodhën në treg ndarjen e Kosovës. Kryemadhi u shpreh se pushtetarët e sotëm janë pazarxhinj të trojeve shqiptare.

“ Po ju drejtohem të huajve. Dënimin e parë të këtij regjimi desh e pësuan vëllezërit tanë në Kosovë, prej këtij regjimi që ka pazaret e jo transparencë. Se trëndafilin e PS e ka zëvendësuar me uturakun e qarqeve antishqiptare, guxuan deri aty sa të hedhin në treg ndarjen e Kosovës, e u desh një samit europian për t’i thënë JO pazarxhinjve të trojeve shqiptare. Sa më shpejt të shembet ky regjim Shqipëria do kthehet në shtëpinë e shqiptarëve, e Kosovës do i largohen retë e zeza të autokratëve.

Ne sot, Shqipëria na ka caktuar një detyrë, shkurt dhe shqip, të mbrojmë demokracinë, nuk kthemë më pas. Me sondazhe e pa sondazhe jemi shumicë. Në këtë vend, ata që nuk pranuan të bëhen fasadë e Ramës janë shumica. Protestt tona do të vijojnë, derisa sulltani i krimit të bindet se në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira e te ndershme për shqiptarët. Koha e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar në shqipëri. Në fakt një miku jonë Dritëro Agolli ka shkruajtur ‘Vagabondët”, ndaj edhe ne do të dimë si do sillemi me këta vagabondë të demokracisë që rrahin e shtypin jetën e shqiptarëve. Do i përgjigjemi me të gjitha mënyrat, nuk do ndalemi në asnjë moment. Krahas shporrjes së vagabondëve duhet të mendojmë themelet për një shqipëri ndryshe, ku shteti të jetë shërbërtor në këmbët e tyre. LSI sot e nesër do ketë ambicie më të mëdha,”- tha Kryemadhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb