TIRANË

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj të mbajtur në 15-vjetorin e themelimit të saj prezantoi një platformë, e cila sipas saj, do ta shpëtojë ekonominë shqiptare nga uzurpimi që i ka bërë sot oligarkia. Sipas Kryemadhit, çlirimi i ekonomisë vjen përmes fuqizimit të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

“Të çlirojmë ekonominë nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e te mesëm, t’i kthejmë besimin  që te  investojnë e punësojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojmë ti qëndrojmë aspiratave tona për ulje taksash dhe dhënie fryme ekonomisë shqiptare.

-Vendosje e takses se sheshte ne 10% .

-TVSH 0 per prodhimet bujqesore

-Tvsh 6% per produktet e shportes

Heqjen e taksës se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojmë tiu qëndrojmë dhe nuk do te rreshtim për te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve. Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar.

Të realizojmë reformën në arsim, ku te krijojmë mundësi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re për një arsim cilësor, të lidhur me tregun e punës dhe që garanton punësim. Të reformojmë shëndetësinë dhe të forcojmë shëndetin publik, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilësinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore. Të mbështesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit për të jetuar e punuar në Shqipëri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: