GRAMSH

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Gramshit, të cilëve iu kërkoi të ndezin motorët dhe të bëjnë sa më shumë presion ndaj qeverisë, e cila siç tha ajo, është në grahmat e fundit të saj.

E para e  Lëvizjes Socialiste për Integrim pohoi se politika duhet të shihet nga shqiptarët si një instrument, i cili duhet të vihet në shërbim të tyre për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe ato sociale.

“Korrupsioni i kryetares së bashkisë në Reskovec është shumë i madh. Vota janë blerë me paratë e drogës.  Njerëzit duhet ta shohin politikën, si një instrument për të përmirësuar jetën e tyre, për të zhvilluar shanset ekonomike. Mos u ndalni, sepse në grahmat e fundit, sa më i madh është presioni, aq më pranë është fundi i tyre”, tha Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb