Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “A show” të drejtuar nga Adi Krasta tha se Edi Rama ka fituar vetëm një betejë me Ilir Metën.


Kryemadhi theksoi se Rama ka fituar ndaj Metës betejën e kriminalizimit të shtetit.


“Ilir Meta ka shumë vjet në pushtet sigurisht, aq sa ka shumë kohë edhe Rama. Meta ka qenë kryeministër disa vjet. Pyesni të gjithë nëse ata që ishin kompani të asaj kohe a kanë para e ryshfete. Meta ka qenë 2 vjet në pushtet. Ilir Meta nuk pranoi që të bëhej kryetar i PS dhe të bënte Nanon president.


Nuk e bënte dot Nanon president sepse nuk i lejohej se nuk kishte 84 mandate. Sot jemi në këtë situatë ku personat kanë ndryshuar funksionet. Unë beso se Rama ka fituar vetëm një betejë me Ilir Metën dhe ka fituar betejën e krimianlizuar pushtetin”, deklaroi ajo.

Kryemadhi shtoi se Meta nuk u tregua vigjilent dhe se Rama e kriminalizoi shtetin.

Ilir Meta nuk u tregua vigjilent. Në këto kohë kemi Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm që mbushi vendin me hashash. Reformën në drejtësi duhet ta drejtonte meta si kryetar parlamenti. Meta ia la Fatmir Xhafajt. Në këto kohë, u shpik sikur Meta donte vriste Tom Doshin. Edi Rama llogarit çdo gjë për krimin e organizuar. Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, shkatërroi Gjykatën e Lartë etj.”, tha Meta.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: