TIRANE

Në një pronconim për gazetaren Klodiana Lala, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se protestën sot e drejtojnë qytetarët dhe ajo është një prej tyre. Për Kryemadhin shkak i situatës ku ndodhet sot vendi është arroganca e Ramës.

“Kjo situatë për shkak të kokëfortësisë dhe arrogancës së Ramës. Sot të gjithë ata që dogjën mandatet, ndihen komod, dhe njësh me popullin, për shkak të arrogancës së Ramës, kapjes së shtetit, frikës së madhe që ka Rama. Nëse rama ndihet se ka shumicën ta cojë vendin në zgjedhje. Është kapur me presh në duar, duke blerë vota.Rama ka kapur ekonominë shqiptare, shqiptarët s’kanë bukë për të ushqyer fëmijët e tyre. “ -u shpreh Kryemadhi.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se segmente të policisë janë të përfshirë në megagrabitjen e 9 prillit në Rinas.

“Shqiptarët futën në biruca për shkak të një catie, të një muri të rrënuar, sepse nuk kanë para të paguajnë, dhe nuk futen në burg ato që vodhën 10 mln euro. Ata janë segmente të policisë shqiptare, mjafton të shihni skenën e krimit të vrasjes një anëtari. Është vrarë dëshmitari i vetëm.” -theksoi Kryemadhi.

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së iu përgjigj edhe reagimin të kryeministrit për policët e lënduar.

“Solidarizohem me ata policë që janë dhunuar nga njerëzit e Ramës, askush nuk dhunohet nga protestuesit.  I vetmi që ka dështuar në jetë është Rama, ka dështuar në familje, ka dështuar të krijojë një familje politike. Edhe kur e mori PS, e katandisi në një qeveri që nuk ka një socialist brenda saj. Ka dështuar me premtimet e tij, po detyroi të largojë. Edhe gjësë së gjallë i ka vënë taksë. Nëse mendon se dështimi jonë ishte fatkeqesi, ne ndaj dogjëm mandatet, për të treguar kush ka dështuar në të vërtetë.” – tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb