Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka sfiduar mazhorancën socialiste të Edi Ramës, e cila është shprehur kohët e fundit se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi.

Gjatë një takimi me strukturat e LSI, Kryemadhi është shprehur se nëse një anëtar i LSI do të kishte frikë nga kjo reformë, nuk do të ishte në sallë, por do të kishte dalë në rrugë me flakadanë.

Sipas saj, LSI bëri një gabim të madh, pasi votoi shtatë ligjet e Reformës në Drejtësi që i dhanë mundësi Ramës të kapë reformën.

“Nuk do ta lejojmë kurrë që politikanët të ndërtojnë të ardhmen mbi fatin e shqiptarëve. Kemi nisur të ndajmë njoftime kudo për protestën e 8 korrikut. Rama është zhytur akoma më thellë seç ka qenë zhytur, megjithatë nuk kemi mision të merremi me të, por të ecim përpara.

Shqipëria nuk ka nevojë për lider të fortë, por për sistem të fortë. Ndaj Ramës i intereson kapja e Reformës në Drejtësi, e ekonomisë, e diplomacisë, sepse ambasadat janë kthyer në shpërndarëse të propagandës. Reforma në Drejtësi pa LSI nuk do të ishte votuar. Gabimi i LSI, duke qenë si gjithmonë luajal edhe me ndërkombëtarët, votoi 7 ligjet që i dhanë shanset Ramës për kapjen e drejtësisë.

Nëse një anëtar i LSI do kishte frikë nga Reforma në Drejtësi, nuk do të ishin sot në këtë sallë, por do të kishin dhe në rrugë me flakadanë. Betejën më të madhe e kemi mbaruar, tani kemi vetëm fundin dhe nuk duhet të bëjmë asnjë gabim, për të zgjidhur krizën 30-vjeçare që po kalon Shqipëria”, ka deklaruar Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: