TIRANË

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, SHBA është sot aleati ynë më i madh në përballimin e sfidave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në një status në facebook, ku uron ditën e pavarësisë së SHBA, Kryemadhi shkruan se ne festojmë në këtë ditë, me mirënjohjen e thellë për frymëzimin që simbolika e saj ka sjellë për breza të tërë shqiptarësh

“Në 4 korrik 1776 baballarët themelues të SHBA nisën rrugëtimin e lirisë dhe të barazisë mes njerëzve, duke krijuar edhe ndjenjën e fortë të përkatësisë të një kombi që qëndron si simboli më i spikatur e frymëzues për qytetarët e botës.

Ne festojmë në këtë ditë, me mirënjohjen e thellë për frymëzimin që simbolika e saj ka sjellë për breza të tërë shqiptarësh. Asnjë komb tjetër nuk ka qenë aq pranë atij shqiptar në historinë e tij moderne.” Shkruan Kryemadhi ndërsa shton se SHBA u bë shtëpia e qindra mijëra shqiptarëve që rendën pas lirisë, mundësive dhe prosperitetit.

“Shqiptarët gjetën tek vizioni uillsonian për rendin botëror, aleatin më të fortë në luftërat e tyre për pavarësi e identitet kombëtar. Ata u rreshtuan në krah të SHBA me përkushtim në luftën kundër nazi-fashizmit.

SHBA u gjend ne krah të shqiptarëve kur ata nisën rrugën e demokracisë dhe të lirisë, në vitet 90’, dhe përsëri në momentet e mëdha historike të anëtarësimit në NATO, dhe të çlirimit e pavarësimit të Kosovës.” vijon më tej Kryemadhi.

Në përfudim të reagimit të saj Kryemadhi shkruan se sot SHBA qëndron si aleati ynë më i madh në përballimin e sfidave të konsolidimit të demokracisë, ndërtimit të shtetit të së drejtës, forcimit të sigurisë e paqes në rajon e më gjerë, por edhe të integrimit tonë në Evropë.

“Prandaj, 4 Korriku është edhe festa e shqiptarëve. Gëzuar Festën e Pavarësisë! God Bless USA! ????” përfundon Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb