TIRANE– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Hilmi Haradinajt, babai i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut.

Statusi i plotë:
Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta sot të Hilmi Haradinaj, patriotit simbol të rezistencës për pavarësi!
Me zemër e me gjak ai jetën ia përkushtoi atdheut, familjarisht i dedikuar për të mbrojtur vendin e të parëve, Kosovën e Lirë.
Ngushëllime familjes Haradinaj!
Patriotizmi i Hilmi Haradinaj, trimëria e pashoq e shtëpisë së tij është në themelet dhe jeton me Kosovën e lirë.
I përjetshëm kujtimi i tij!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: