PEKIN- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot nga Pekini se Shqipëria është potencial i madh në fushën e turizmit. Gjatë një takimi në Universitetin e Unionit të Pekinit, i mirë njohur për një ndër departamentet më të mëdha në botë Kryemadhi u shpreh se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Ajo shtoi se vendi ynë ka ende një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë. Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikpritje.

Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare. Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit në Kuadër të platformës 16+1 që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb