Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan që përfaqëson shtetin e Delaware gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ajo ka folur me Christopher Coons për Shqipërinë por edhe çështje të nxehta të politikës së jashtme të rajonit, ndërkohë që i ka kërkuar një vemendje më të shtuar të SHBA dhe Senatit të saj për Shqipërinë.

“Me Z.Christopher Coons, Senator i Delaware dhe stafin pata kënaqesinë të ndaja mjaft probleme çështje të brendshme në Shqipëri, por edhe disa nga argumentet më të nxehta të politikës së jashtme të rajonit tonë. Kërkova një vemendje më të shtuar të SHBA dhe Senatit të saj për Shqipërinë”, shprehet Kryemadhi.

Kryemadhi Senatori I Delaware
Kryemadhi Senatori I Delaware

Delaware është një nga 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara, që ndodhet bregun e Oqeanit Atlantik. Delaware llogaritet si “Shteti i parë”, sepse këtu u ratifikua për herë të parë kushtetuta amerikane. Po kështu Delaware është shteti më miqësor për biznesin kur bëhet fjalë për taksat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb