TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar pasditen e sotme me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi duke folur për mediat u shpreh se forca politike që ajo drejton do të mbështesë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe jo një farsë.

Duke u ndalur tek zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kryetarja e LSI tha se ato janë “një histori e vërtetë e deformimit të votës”.

Më tej ajo shtoi se “misioni i LSI-së është dekriminalizimi i votës së shqiptarëve”, duke u shprehur se “pa dekriminalizimin e votës së shqiptarëve, integrimi në BE është i vështirë”.

Kujtojmë se Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein, është takuar gjatë ditës së sotme edhe me Presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb