Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas mesazhin që kryeministri Edi Rama i kishte dërguar Presidentit Ilir Meta, të cilin ky i fundit e bëri publik vetëm pak ditë më parë.

Në mesazh, Rama i shkruante Metës se pas zgjedhjeve të 30 qershorit Lulzim Basha nuk do të ishte më në krye të PD dhe kur Meta të mbaronte mandatin e Presidentit nuk do të gjente më gjurmë LSI-je.

Lidhur me këtë, Kryemadhi tha se nuk kishte ditur një mesazh të tillë dhe për këtë i kishte mbetur hatri nga Meta, që nuk ia kishte treguar.

Më tej, ajo tregoi se i ka thënë Metës që kur të mbarojë mandatin e Presidentit të hyjnë të dy në garë për të parë se cili do të fitojë.

“Mua nuk ma kishte treguar Meta mesazhin, i thashë se më ngeli hatri që s’ma ka treguar. Unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidentit të hyjmë të dy në garë dhe të shohim kush do të fitojë.

E çuditshme është si Rama kishte parashikuar si Basha nuk do ishte më kryetar i PD dhe si do zhdukej LSI, kur çuditërisht LSI u shtua. Fallxhore unë, fallxhor Rama, por mua më dalin fjalët, kurse atij jo. Unë nuk them që 85% janë LSI e PD, se nuk ka shanse”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb