Gjatë protestës së sotme gazetari i News 24, Erjon Skëndaj u bë dëshmitar i plasjes së një bombe zhurmuese në këmbët e tij. Videoja e xhiruar nga vetë ai është transmetuar gjatë emisionit “Kjo Javë” në News 24, ndërsa e ftuar në studio ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.



Përveç problemeve me gazin, Kryemadhi tregoi se edhe asaj i kishte plasur një bombë e tillë para këmbëve, e cila për disa minuta të shkaktonte një dhimbje të fortë në vesh.


Njerëzit janë dëmtuar jo vetëm me gaz por edhe me ujë me solucion kimik sot. Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur Erjonit më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”,- sqaroi ajo.

(m.a/BalkanWeb)