Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se përgjimet në Dibër treguan se kriminelët janë bërë ushtarë të ministrave të Ramës dhe vetë kryeministrit.

Kryemadhi theksoi se shqiptarët e dëgjuan se Rama ka lidhje me banditë që shesin dhe blejnë votat.

Sa për të qeshur më vjen, aq edhe keq më vjen. Një kryeministër që do kishin hedheur në erë Ballkanin, që tregon sesi një kryeministër skandaloz që është i lidhur me bandat e kriminelët.

Një ministër i Ekonomisë që thërret një makinë me kriminelë. Në vend që të jenë në burg, janë ushtarë të ministrit të Ekonomisë dhe të Edi Ramës. Fati i Ramës është shkruar përfundimisht. Rama ëshë peng i përgjimeve”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb