BRUKSEL– Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Bruksel nesër më 18 dhjetor në një takim me përfaqësuesen për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini. Takimi joformal vjen me ftesë të Mogherinit, dhe pritet të diskutohet për ngjarjet në rajon dhe pritshmëritë për vitin 2018.
Në darkë janë ftuar kryeministrat nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.
Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin nga kryeministrat e thirrur.
(BalkanWeb)