TIRANË- Ish-deputetja Ermelinda Meksi sot zyrtare e Sekretariatit ekonomik në OSBE ka reaguar as lajmeve të publikuara mbi mundësinë që ajo të jetë emri i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për në krye të qeverisë teknike.

Madje sipas këtij shkrimi, kryeministri Edi Rama kishte pasur një bisedë telefonike me Meksin, të cilën e shihte edhe si një kandidate të mundshme për Presidente.

Meksi mohon kategorikisht të ketë të bëjë me këtë lajm dhe se ai është i pavërtetë.

“Të nderuar miq,
Sapo u njoha me lajmin e publikuar në portalet dhe mediat online lidhur me të ashtuquajturat “prapaskena” politike në Tiranë. Në respekt tuaj dhe disa gazetarëve seriozë që më kanë kontaktuar ju informoj se ky lajm nuk ka asnjë lidhje me personin tim.
Lutem mediave ta heqin nga faqet online këtë lajm si krejtësisht të pavërtetë.
Ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Ermelinda Meksi në “Facebook”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: