SHBA-Kryeministri japonez Shinzo Abe shprehu keqardhje të thellë lidhur me rolin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, edhe pse deklaroi se Tokio është bërë një faktor i rëndësishëm për sigurinë globale, përballë fuqizimit të Kinës në Azi.

Kryeministri Abe këmbënguli se Tokio nuk duhet t’i injorojë vuajtjet e popujve aziatikë nga sjellja e vet gjatë luftës, por nuk kërkoi ndjesë dhe përsëriti deklaratat e paraardhësve të tij.

Kryeministrit japonez ju rezervua sot nderi i rrallë për të folur para dy dhomave të Kongresit amerikan në vizitën shtetërore një javore në SHBA. Me fjalën e tij drejtuar dy dhomave të Kongresit amerikan, zoti Abe bëhet kryeministri i parë japonez, të cilit i rezervohet një nder i tillë.

Duke falënderuar të pranishmit në fjalimin e tij Kongres, zoti Abe theksoi se marrëdhëniet SHBA-Japoni janë të fuqishme dhe ofroi ngushëllime për amerikanët që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

Vizita e zotit Abe në SHBA përkon me 70-vjetorin e përfundimit të kësaj Lufte.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: