Kryeministri britanik Keir Starmer ka arritur në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zyra e Starmer deklaroi  se Britania e Madhe dhe Ukraina do të nënshkruajnë një marrëveshje historike për një partneritet 100-vjeçar, për të thelluar lidhjet e sigurisë dhe për të forcuar partneritetet për brezat e ardhshëm.

Traktati do të rrisë bashkëpunimin ushtarak në sigurinë detare përmes një strukture të re për të forcuar sigurinë e Deteve Baltik, të Zi dhe Azov dhe për të penguar agresionin e vazhdueshëm rus.

Siç theksohej në deklaratë, Ukraina ka një ushtri shumë të aftë dhe një sektor teknologjik të lulëzuar që po zhvillon me shpejtësi dhe po vendos pajisje luftarake më të avancuara, dhe për këtë arsye, një partneritet sigurie me Ukrainën do ta bëjë Britaninë më të fortë.

“Për të shënuar nënshkrimin e partneritetit sot, kryeministri pritet të shpallë mbështetjen e re të Britanisë së Madhe për Ukrainën nga ndihma vdekjeprurëse te qëndrueshmëria ekonomike”, u tha ndër tjera.

Starmer theksoi  se ambicia e kreut të Kremlinit, Vladimir Putin për të shkëputur Ukrainën nga partnerët e saj më të afërt, kishte pësuar një disfatë të madhe strategjike.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: