Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar ditën e sotme se nuk mund të ketë bisedime për të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrjen e saj dhe të presidentit Zelensky , duke vendosur një “pengesë” përpara një takimi me presidentin amerikan Donald Trump këtë javë.
“Askush nuk dëshiron që gjakderdhja të vazhdojë. Askush më së paku ukrainasit. Por pas gjithçkaje që ata kanë vuajtur, pas gjithçkaje për të cilën kanë luftuar, nuk mund të ketë diskutim për Ukrainën pa të dhe populli i Ukrainës duhet të ketë një të ardhme të sigurt afatgjatë”. tha ai në konferencën e Partisë Laburiste skoceze në Glasgow.

Starmer viziton Uashingtonin të enjten në gjurmët e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili do të takohet me Trump të hënën, saktësisht tre vjet pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Të dy liderët pritet të përpiqen të bindin Trump që të mos nxitojë për një marrëveshje armëpushimi me presidentin rus Vladimir Putin me çdo kusht, të mbajë Evropën të përfshirë në proces dhe të diskutojë garancitë ushtarake për Ukrainën.
Të premten Trump theksoi se Starmer dhe Macron nuk kanë bërë “asgjë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas tij se nevoja për të ruajtur solidaritetin me Ukrainën nuk është vetëm moralisht e drejtë, por është edhe në interesin kombëtar të Britanisë.
“Paqëndrueshmëria në Evropë përshkon gjithmonë brigjet tona dhe ky është një moment brezash”, shtoi ai.
Starmer tha se ai mbështet thirrjet e SHBA-së që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj dhe se Britania do të marrë një pjesë udhëheqëse.
“Ne duhet të jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë nëse kërkohet një forcë në Ukrainë pasi të arrihet një marrëveshje paqeje dhe duhet të jemi të gatshëm të riformojmë ekonominë tonë me politikën industriale, të ngrihemi për Ukrainën, të ngrihemi për Evropën, por mbi të gjitha të mbrojmë sigurinë tonë”. përfundoi Starmer

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb