Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.Përmes një postimi në Rama ka përshëndetur punën e policisë së shtetit ndërsa shkruan se brenda muajit do të jetë gati ligji special kundër personave të dënuar a të akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit?Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda..dhe masat speciale kundër KÇK-së? Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund ” shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama akuzoi në seancë plenare, prokurorin Arjan Ndoji për lidhje me bandat dhe krimin e organizuar në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb