GREQI- Kryeministri grek Aleksis Cipras ka shpallur sot kabinetin e ri qeveritar, i treti nga zgjedhjet e vitit 2015.
Në emrat e rinj te ministrave përfshihen dhe ish-deputetë të partisë PASOK dhe “Demokracia e Re” si dhe ish-eurodeputetë që janë bashkuar me SYRIZA-n dhe partinë “Grekët e Pavarur” pas thirrjes së kryeministrit Cipras dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos. Zv/kryeministër do të jetë Janis Dragasakis.
Nuk kanë ndryshuar postet kyçe, ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ministri i Financave Efklidhis Cakalotos si dhe ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos.
KABINETI
Kryeministër – Alexis Tsipras
Zv/kryeministër – Janis Dragasakis
Ministër i Brendshëm – Aleksandros Haricis,
Zv/ministre e Brendshme – Marina Krisoveloni.
Ministre e Mbrojtjes së Qytetarit – Olga Gerovasili.
Zv/ministre e Mbrojtjes së Qytetarit Katerina Papakosta (Grekët e Pavarur). Zv/ministre për Maqedoninë/Thraken – Katerina Notopulu
Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit- Janis Dragasakis.
Ministër i Mbrojtjes- Panos Kamenos.
Ministër i Jashtëm – Nikos Kotzias.
(m.k/BalkanWeb)