BRUKSEL- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është shprehur skeptik për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e refugjatëve. Orban tha se në mes të shtatorit, Budapesti do të ketë një paketë rregullash për të përballuar numrin gjithmonë në rritje të emigrantëve.

Ai tha se hungarezët janë plotë me frikë, pasi Europa është e paaftë të kontrollojë situatën. “Ne hungarezët jemi të frikësuar, populli në Europë është i frikësuar pasi ata thonë se liderët europianë, mes tyre kryeministrat nuk janë në gjendje të kontrollojnë situatën”, tha sot Orban, pas një mbledhjeje me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz në Bruksel.

Kryeministri hungarez shtoi: “Erdha këtu për të informuar presidentin se Hungaria po bën gjithçka për mbajtur rregullin. Ne po krijojmë tani në parlamentin hungarez një paketë të re rregullatore, ne kemi ngritur një barrierë fizike dhe të gjitha këto së bashku do të sigurojnë një situatë të re në Hungari dhe në Europë duke nisur që nga 15 shtatori. Ne kemi vetëm një javë kohë për tu përgatitur”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb