BELGJIKE- Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, deklaroi sot se qeveria do vërë në dispozicion një fond prej 400 milionë eurosh të tjera në luftën kundër terrorizmit.

Nga ana tjetër, kreu i Qeverisë theksoi se do të alokohen edhe më shumë fonde për të luftuar nxitjen e urrejtjes, për të gjurmuar ekstremizmin potencial si dhe për t’i shtyrë në një aktivitet më të gjerë në shërbimet inteligjente, shkruajnë mediat e huaja.

Michel në një fjalim në Parlamentin Federal të Belgjikës ka thënë se Belgjika do të prezantojë edhe një sërë masash si përgjigje ndaj sulmeve terroriste në Paris, përfshi burgosjen e luftëtarëve të kthyer nga Siria dhe mbylljen e vendeve të panjohura të lutjeve.

Që nga e premtja e kaluar ku u kryen sulmet terroriste në Paris, Belgjika ka qenë në qendër të aksioneve hetimore të policisë, pasi u zbulua se dy nga sulmuesit e Parisit jetonin në Belgjikë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: